Ballina Vendi Portali ne Lushnje publikon lajmin fake, se ne Karbunare po helmohen banoret,...

Portali ne Lushnje publikon lajmin fake, se ne Karbunare po helmohen banoret, nga tymi qe del ne nje fabrike…Reagon Drejtoria e Policise Fier…

1

Në lidhje me një lajm që është publikuar në një portal në rrjetet sociale se në Karbunarë të Lushnjës po helmohen banorët nga tymi që del nga një fabrikë, ju sqarojmë se në atë zonë nuk ka asnjë fabrikë si edhe nga kontrolli i ushtruar në zonë, nuk është konstatuar prezencë tymi.

DVP Fier kërkon mirëkuptimin e medias dhe portaleve online që të mos publikojnë lajme të pavërteta dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.