Ballina Vendi Plas sherri mes Berishes dhe Spiropalit në Kuvend. Ministrja: Je njeri i...

Plas sherri mes Berishes dhe Spiropalit në Kuvend. Ministrja: Je njeri i piramidave. Ish-kryeministri: Mos me bej te flas

1

Ministrja për marrëdhëniet me Shtetit dhe Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha në Kuvend duke shkëmbyer fyerje dhe akuza me njeri-tjetrin.

Elisa Spiropali u shpreh se Sali Berisha ka ndërtuar tre Piramida, dhe e teta është ajo në PD që nuk do të ngjitet kurrë na majë. Spiropali “thumboi” edhe Bashën duke thënë se erdhi vonë dhe iku nga Kuvendi se i erdhi gjumi.

“Sali tre piramida kë ndërtuar në jetë, piramidat financiare, piramidat arsimore që bënë analfabet rininë dhe piramidat politike që në majtë të të cilave t’i nuk ngjitesh. Ti nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, por gjenerali i një ushtrie që mendon se gjallë. Politikisht se kështu ju uroj që të rroni 100 vite. Ju jeni mësimi më i hidhur për Shqipërinë. Ne duhet të shohim se si nuk duhet të jemi kurrë.

Luli vjen këtu vonë, se zgjohet vonë nga gjumi dhe ikën herët se do gjumë prapë. Edhe 7 jetë, nuk e mund dot PS, dhe Shqipërinë. Ka bërë shumë rrugë, ka bërë para. Sa për energji, ia merr atij që vjen në 12 dhe ikën në 12:30. të dëgjova dhe jashtë që flisje për amnistinë e kanabisit, dhe dikur flisje si krenar. Nuk mbajte kurrë përgjegjësi. Edhe hija jote i tremb sot, jo më prezenca jote në qeveri kur ishe në qeveri. Ata që ishin aty ishin të tutë dhe me ta mbroje të tutë. Nuk the asnjë fjalë për raportin e DASH. I ikën si djali temjanit këtyre raporteve. Ne i lexojmë me laps dhe letër këto raporte.”, tha Spiropali.

Por lideri historik i së djathtës shqiptare rëndoi gjuhën në përgjigjen që i dha ministres Spiropali.

Kur nuk ke turp thua gjithçka dhe bën gjithçka. Kam përballë një organizatë kriminale të vërtetë që ka përdorur cdo ditë të pushtetit për të plaçkitur pasuritë e shqiptarëve. Zonja që foli, që thirret rëndomë “zonja 5 milionëshe”, nuk hyn te anëtarët e mëdhenj të organizatës, por të bromjur të saj. Ndaj ju shani me gjuhë ordineri dhe të përdorë fjalë që një grua që i thotë vetes e tillë nuk ja lejon.

Jo se fjalori më mungon t’ju them një për një, por goja ime frenohet kur vjen përpara një zonje. Por cfarë ke zonjë, pse e ke këtë qesëndi? Sa shpirtra shqiptarësh peshojnë mbi ty nga covidi. Unë kam folur se jam mjek, jam njeri” ishte fjala e Berishës.