Ballina Vendi Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shpërblime të majme per 5...

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shpërblime të majme per 5 personat e shumekerkuar nga Talo Çela te Ibrahim Lici dhe Laert Haxhiu

1

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shpërblime të majme për këdo që ka informacion dhe inforkon blutë në lidhje me vendndodhjen e pesë personave të shumë kërkuar në Shqipëri.
I pari në listën e policisë është Talo Çela, i akuzuar për grabitjen e Rinasit dhe disa vrasje gjatë viteve të fundit, i dyti është Laert Haxhiu, i akuzuar për disa vrasje përfshi edhe masakrën e Lushnjes disa vite më parë.

Lista vjon me Jani Aliajn, i akuzuar për të paktën një vrasje; Ibrahim Licin, i akuzuar për disa vrasje në Shkodër, përfshi atë të dy vëllezërve Bilali dhe Erjon Llapushi, i akuzuar për vrasjen e kryekamaerierit të Fish City në Elbasan.

“Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.
Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë”, njofton policia.