Ballina Vendi Aksident i rende në aksin Laç- Mamurras, 4 të plagosur, njëri në...

Aksident i rende në aksin Laç- Mamurras, 4 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

1


Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme  në aksin rrugor  Laç- Mamurras.

Dy makina  janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri.

Nga aksidenti kanë mbetur të  plagosur 4 persona, nga të cilët  2 janë dërguar në spitalin ushtarak për ndihmë të specializuar

Abcnews.al mëson ne njëri nga 2 të lënduarit që u dërguan në Tiranë është në gjendje të rëndë. Ndërkohë 2 të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Grupi hetimor ka shkuar  në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.