Ballina Vendi Po planifikon një fëmijë të tretë? Alketa Vejsiu u “hap zemrën” komentuesve

Po planifikon një fëmijë të tretë? Alketa Vejsiu u “hap zemrën” komentuesve

1

Një ndjekës e ka komplimentuar moderatoren se është një nënë shumë e mirë dhe se fëmijët e saj janë me fat që e kanë, ndërsa Alketa u shpreh se nuk dëshironte të ishte aspak modeste në këtë pjesë pasi ajo dëshiron të jetë gjithmonë ‘mami heroinë’.

“Atë që e kanë e kanë! Këtu nuk dua të jem modeste fare. Dua të jem superheroina e tyre përgjithmonë! Çdo mami është një super mami”– u shpreh Alketa.

Teksa shtoi se ndihet me fat që fëmijët e saj i konsideron si shokët më të mirë dhe kjo prej faktit se është bërë mama për herë të parë në moshën 23-vjecare. Por ajo çka na bëri përshtypje ishte se moderatorja u shpreh mund të bëhet nënë e një fëmije të tretë dhe për të mund të kujdesen motra dhe vëllai i madh.

“Por më shumë lum unë për ato dy mrekulli që janë shokët e mi më të mirë! Kur bëhesh mami 23 vjeçe është gjëja më argëtuese. Tani mund të bëj një bebe numër 3 dhe të kujdesen motra dhe vëllai i madh. Shumë qejf!”– shtoi ajo.

Ndërkohë rikujtojmë që moderatorja ka preferuar që të qëndrojë gjithmonë e rezervuar për sa i përket jetës private, por ishte Nikola ajo e cila mori vëmendjen e të gjithëve duke postuar disa foto në Instagram duke treguar ngjashmërinë e madhe që ka me të ëmën e teksa sot ajo është kthyer në një nga personazhet më të ndjekura ku numëron plot 20 mijë ndjekës. /abcnews.al/