Ballina Vendi Shkatërrohet banda italo-shqiptare në Itali, 11 persona në prangat e policisë

Shkatërrohet banda italo-shqiptare në Itali, 11 persona në prangat e policisë

1

ITALI- Një bandë italo-shqiptare është goditur në Itali. 6 persona përfunduan në burg ndërsa pesë në arrest shtëpie.

Grupi vepronte midis Shqipërisë dhe Italisë në provincat e Sienës, Perugias dhe Arezzo-s.

Hetimi nisi vitin e kaluar pas arrestimit të dy tregtarëve të drogës të kapur në flagrancë në territorin e Montepulciano (Siena).

Organizata ushtronte biznes të paligjshëm me lëndë narkotike, veçanërisht hashash dhe kokainë, tregti, transport, shitje, caktim dhe posedim me qëllim tregtimin e drogës.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan para në dorë dhe drogë.