Nje ore mesimi ndryshe eshte organizuar ne shkollen 9- vjecare “Andon Xoxa” ne Fier. Kreu I bashkise se Fierit Armando Subashi, eshte bere pjese e nje ore ndryshe, ku u eshte pergjigjur edhe pyetjeve te femijeve. Jo vetem si kryetar I bashkise, por edhe si prind, Zoti Subashi, nuk ka mundur ti thote jo nje ftese te tille, e cila e uli edhe nje here ne bankat e shkolles.