Ballina Vendi Na Thoni Ç’preferoni Nga ‘Ushqimet E Shpejta’ T’ju Themi Ç’thuhet Për Ju

Na Thoni Ç’preferoni Nga ‘Ushqimet E Shpejta’ T’ju Themi Ç’thuhet Për Ju

1

Nëse doni të njihni më mirë dikë, vëzhgoni me kujdes ç’lloj ushqimi të shpejtë konsumon. E kemi fjalën për ato gjëra që nuk mund t’I quajmë ushqime të mirëfillta, por I konsumojmë mes vakteve. Studime të ndryshme kanë arritur në përfundimet se ushqimet e “e këqija” dhe shijet speçifike japin një sinjal në lidhje me personalitetin tuaj.

1.Patatet e skuqura- ambiciozë- Nëse jeni fansa të patateve të skuqura ka shumë gjasa që të jeni të orientuar ndaj suksesit, jeni i paduruar dhe natyrë konkuruese. Nisur nga sondazhet e kryera, është arritur në përfundimin se shumë ÇEO kompanish janë të dhënë pas patateve të skuqura me kripë! Nëse s’bëni dot pa to, është një shenjë e mirë. Mund të jeni CEO!

2.Patatina- Perfeksioniste, humanitare dhe planifikuese fantastike. Nëse s’bëni dot pa një pako patetina tortilla në ditë, I përkisni tipit A të personalitetit. Që do të thotë se doni t’I keni gjërat nën kontrroll, jeni perfeksionistë dhe shumë të disiplinuar në gjithçka bëni.

3. Haribot- Jeni gjithnjë në konflikt me jëtën, por e gjeni dhe ekuilibrin shpejt. Njësoj si haribot që janë të ëmbla dhe të athta në të njëjtën kohë. Sipas psikologëve, këta njerëz kanë tendençën të kenë standarte të larta, por kur kombinojnë gjërat e athta me ato të ëmbla, dinë të gjejnë ekuilibrin.

4. Akulloret- Kur vjen puna tek akulloret duhet të ndalemi pak tek shijet. Nëse zakonisht e porosisni me: Luleshtrydhe- jeni të përkushtuar dhe introvertë. Vanilje- shumë ekspresivë, merrni risqe dhe impulsiv Çokollatë- jeni sharmantë, dramatikë flirtues Kafe- Entuziastë për gjërat spontane, por mund të bëheni shumë shpejt edhe dramatikë.

5. Crackers – Ju që doni çibukët dhe gjithë llojet e tjera të çraçkers-ve jeni ematikë, të ndjeshëm dhe kryesisht të ndrojtur. Me shumë mundësi keni aftësi për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë, por njëkohësisht keni nevojë për kohë kur vjen puna për të krijuar. Jeni gjithashtu shumë të hapur pas njohjeve online.