Ballina Bota Mes tyre 7 anëtarë të një familjeje, gjenden 14 trupa të pajetë...

    Mes tyre 7 anëtarë të një familjeje, gjenden 14 trupa të pajetë pas rrëzimit të avionit në Nepal

    1

    Të paktën 14 trupa janë gjetur pas rrëzimit të avionit në Nepal. Sipas raportimeve, mbetjet e avionit në bordin e të cilit udhëtonin 22 persona u gjetën në distriktin Mustang në veri të Nepalit.

    Mjeti fluturues kishte 20 minuta që ishte në fluturim kur humbi kontaktet me kontrollin e trafikut ajror. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë. Në bord ishin 4 shtetas indiane, 2 gjermane dhe 16 nga Nepali.

    Në mediat sociale janë publikuar pamje të trupave të pajetë të gjetur pas përplasjes, ndërsa thuhet se shtatë anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën mes viktimave.