Kryeministri Edi Rama, ishte I pranishem pasditen e djeshme ne takimin permbylles te fushtes elektorale ne Fier. Nga sheshi kryesor I qytetit te Fierit, nje shesh I transformuar tashme fale rilindjes urbane, kreu I Qeverise falenderoi qytetaret per pranine masive ne shesh ne takimin elektoral per zgjedhjet e 30 qershorit, duke theksuar se nga gjithe takimet qe ai ka pasur ne kete qytet qe prej vitit 2007, nuk ka pare asnje takim kaq masiv. Kryeministri Rama mbeshteti fuqishem kreun e bashkise se Fierit Armando Subashi, duke vleresuar punen e ketij te fundit ne drejtimin e njeres prej bashkive me te medha e rendesishme ne vend.