Ballina Vendi Lirohet nga burgu Ballist Morina

Lirohet nga burgu Ballist Morina

1

Është lënë i lirë kuksiani që ngriti dronin në Beograd, Ismail Morina i njohur si “Ballist” Morina.

Ai ishte arrestuar më 25 maj nga policia e Kukësit, ndërsa u transferua në Durrës, pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte dënuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.

Ditën e sotme Gjykata e Durrësit ka vendosur që muajit e burgut t’i konvertohen në shërbim prove, masë të cilën do ta kryejë edhe për 5 muaj.

U pranua kërkesa e tij për lirim. Do të jetë i lirshëm sepse hetimi për të ka mbaruar tashmë. Ai ka një vendim dënimi dhe i mbeten pa vuajtur 5 muaj e 12 ditë, të cilin do ta konvertojë me shërbimin e provës”,-mësohet se ka thënë avokati Gramoz Lika.