Ballina Vendi Zbulohet vendimi/ raundi i katërt për presidentit mbahet në 4 qershor

Zbulohet vendimi/ raundi i katërt për presidentit mbahet në 4 qershor

1

Raundi i katërt per zgjedhjen e presidentit të ri do të mbahet në 4 qershor. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupi të PS, Taulant Balla tha se afati i depozitimit të kandidaturave është ora 12:00 të shtunën. Ndërsa seanca në Kuvend do të mbahet në orën 18:00.

“Rendi i ditës së miratuar në fillim të kësaj mbledhje ka qenë caktimi i raundit të katërt për votimin e Presidentit të Republikës. Unë propozoj që raundi i katërt të zhvillohet ditën e shtunë, datë 4 qershor, ora 18:00.

Afati i depozitimit të kandidaturës të jetë data 4, ora 12:00 ndërsa afati i shqyrtimit të kandidaturës të jetë ora 16:00, data 4 qershor 2022”, tha Balla.