Ballina Vendi LEVAN-TEPELENË MJETI ME TARGË POLICIE ËSHTË PËRPLASUR ME AUTOMJETIN TIP “VOLKSWAGEN

LEVAN-TEPELENË MJETI ME TARGË POLICIE ËSHTË PËRPLASUR ME AUTOMJETIN TIP “VOLKSWAGEN

2

Në datën 20.12.2018, rreth orës 14:50,  në rrugën  Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesa e Kashishtit”, mjeti me targë policie me drejtues shtetasin A.D, 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.Z, 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi V.Z, 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V.Z, 44 vjeçe dhe B.B, 60 vjeçe. Shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

https://youtu.be/692lMhvhdak