![](https://tvkombi.com/wp-content/uploads/2022/03/tau-1024x682.jpg)
Kuvend, Taulant Balla kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Albright Kryetari i Grupit Parlamenrar të Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij ka kërkuar një minutë heshtje nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për të nderuar ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. “Ftoj të gjitjë deputetët për të mbajtur një minutë heshtje në nder të një zonje të fortë dhe të hekurt, ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, të cilën ne shqiptarët do ta kujtojmë si Sekretarja e Shtetit e luftës në Kosovë. Të mos harrojmë që të gjitha partitë tona kanë pasur mundësinë ta takojnë edhe si Presidente e Bordit të Drejtorëve të Institutit Demokratik Amerikan”, tha Balla.Fut