Ballina Vendi Iliri martohet me Emanuelën. Mungon Sabiani dhe habit me veprimin

Iliri martohet me Emanuelën. Mungon Sabiani dhe habit me veprimin

1

Këtë të shtunë balerini Ilir Shaqiri është martuar me Emanuelën me një dasmë përrallore të organizuar buzë detit.

Në dasmë nuk kanë munguar ish-banorët e “Big Brother VIP” si Arjola Demiri, Sheila Haxhiraj, Ardit Çuni, Meridian Ramçaj, Valon Krasniqi, Arbër Sulstarova por asnjë shenjë e Sabianit.

Ndonëse mes Ilirit dhe Sabianit lindi një miqësi e ngushtë në “Big Brother VIP”, aq sa e quanin njëri-tjetrin vëllezër, këngëtari nuk ka qenë i pranishëm në ditën e madhe të Ilirit. Sabiani ndodhet në Vlorë, nga ku ka publikuar një foto me të birin. Vallë ç‘mund të ketë ndodhur mes tyre?