Ballina Vendi I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike,arrestohet 35-vjeçari nga Fieri

I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike,arrestohet 35-vjeçari nga Fieri

1

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Indrit Koliçi, 35 vjeç, banues në Gjokalli, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 01.03 2022, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 3 muaj burgim.

Ky shtetas, është arrestuar në flagrancë nga Policia më datë 13.09.2021, pasi kishte mbjellë në oborrin e banesës së tij, bimë narkotike cannabis sativa.