Pasi Partia Demokratike i kërkoi verifikimin e kandidatit të Sali Berishës për bashkinë e Lushnjes për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit pasi dyshohet se ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe duke mos e deklaruar në formular ashtu siç e parashikon ligji, KQZ i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku kërkon verifikim të thelluar.
Elton Bano eshte kandidati i grupit të Berishës, për kreun e bashkisë së Lushnjës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit
Bano rezultoi të ishte më i votuari ndër kandidatët e tjerë gjatë primareve që u zhvilluan nga dega lokale e PD-së.