Ballina Vendi Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, motori përplas për vdekje kalimtarin

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, motori përplas për vdekje kalimtarin

2

Një aksident i rëndë është regjistruar të shtunën në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Një person ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një motor i cili dyshohet të ketë qenë me shpejtësi.

Një aksident i rëndë u shënua paraditen e së shtunës në aksin Levan-Tepelenë në zonën e Kafarajt. Një motor me drejtues Hektor Mustafaj përplasi një këmbësorë të identifikuar si Q.Troka.

45 vjeçari Troka humbi jetën në vend, ndërsa u plagos rëndë drejtuesi i motomjetit 67 vjeç.

Siç mund të shihet në këto pamje, motori është ndarë në dy pjesë nga përplasja e fortë ndërsa ka përfunduar në kanal.