Ballina Vendi Fillon puna për pajisjen me dokumentacion të motorëve dhe ciklomotorëve që...

Fillon puna për pajisjen me dokumentacion të motorëve dhe ciklomotorëve që përdoren nga qytetarët në Divjakë

2

Divjakë Siguria rrugore, një ndër prioritetet kryesore.

Nisur nga sensibilizimi i bërë për pajisjen me dokumentacion të të gjitha motomjeteve, në një nga takimet e organizuara në Divjakë nga shefi i Sektorit të Policisë Rrugore Fier, me pjesëmarrje edhe të kryetarit të Bashkisë Divjakë, administratorëve të Njësive Administrative dhe qytetarëve, prej dy ditësh, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Fier, ka filluar puna për pajisjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të motorëve dhe ciklomotorëve që përdoren nga qytetarët në Divjakë. Pranë ambienteve të Qëndrës së Kulturës Divjakë janë paraqitur qytetarë të shumtë, të cilët kanë treguar interes të madh për pajisjen e motomjeteve të tyre me të gjithë dokumentacionin e duhur. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që përdorin motoçikleta, të pajisin mjetet e tyre me dokumentacionin e duhur, të pajisen me elementet e sigurisë si kaska mbrojtëse, elemente ndriçuese dhe sinjalizues. Nuk do të tolerohen më të gjithë ata përdorues motomjetesh që do të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe do të vënë në rrezik jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë. Siguria rrugore është kontribut i të gjithëve, ndaj sensiblizojmë dhe ftojmë të gjithë përdoruesit e rrugës që të kontribuojnë për sigurinë e jetës, duke zbatuar me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor.