Ballina Vendi Ngacmoi seksualisht të miturën 13 vjeçare,7 vite burg per ish efektivin e...

Ngacmoi seksualisht të miturën 13 vjeçare,7 vite burg per ish efektivin e policise

2

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7-vite burg ish-efektivit e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.

63-vjeçari u gjet fajtor për vepren penale “Ngacmim seksual” dhe gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për të pandehurin, ndërsa për vepren penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajsi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të vepres penale.

Ish-efektivi i policisë Kol Kola u arrestua nga policia në muajin maj, pas denoncimit të bërë nga një 13-vjeçare.

E mitura deklaroi se polici e kishte marrë në makinë dhe dërguar në një apartament në qytetin e Lezhës dhe kishte tentuar të kryeje marrëdhënie seksuale.

Menjëherë pas denoncimit Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nën drejtimin e Prokurorisë nisen hetimet.

Pas verifikimeve përmes provave shkencore dhe pamjeve filmike u provua se ka element të veprës penale dhe prokuroria kërkoi menjëherë ndalimin e policit.Në përfundim të hetimeve, prokurori Françesk Ganaj doli në konkluzionin se Kol Kola me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, “duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në makinë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim, duke kryer veprime të turpshme me të.

Ndërkohë vetë i panhuri i ka mohuar në vazhdimësi akuzat, duke e konsideruar ngjarjen inskenim.

Kol Kola ka qenë pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh në disa zona të Qarkut të Lezhës.