Ballina Lajme Kronike Elbasan/ Punëtori 44-vjeçar rrëzohet nga varka në këndin e lojërave, përfundon në...

Elbasan/ Punëtori 44-vjeçar rrëzohet nga varka në këndin e lojërave, përfundon në spital

1

Një 44-vjeçar është aksidentuar në vendin e punës mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se shtetasi Lulzim Xibraku është rrëzuar aksidentalisht nga varka e lojërave në qendër të qytetit të Elbasanit.

Punëtor i lodrave është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.