Ballina Lajme Akuzoi seksualisht me 15-vjeçaren shqiptare dhe e detyroi që të prostituonte në...

Akuzoi seksualisht me 15-vjeçaren shqiptare dhe e detyroi që të prostituonte në Greqi, pranga bashkëkombësit në Itali

1

Policia italiane ekzekutoi një urdhër-arresti europian ndaj një 30-vjeçari shqiptar, nën hetim për veprën penale të “trafikimit të qenieve njerëzore” dhe “shfrytëzimit seksual të të miturve dhe pornografisë së fëmijëve”.
Dispozita ishte nxjerrë javët e mëparshme nga Autoritetet Gjyqësore të Greqisë, pas një hetimi që përfshinte të riun në një episod të shfrytëzimit të prostitucionit të një vajze të re shqiptare 15-vjeçare.

Konkretisht, në bazë të veprimtarisë hetimore të zhvilluar nga Policia greke, i dyshuari është nën hetim, së bashku me bashkatdhetarë të tjerë, pasi kishin bindur të miturën që të ribashkohej me të dashurin e saj në Athinë, duke krijuar kështu kushte që të ajo të futej ilegalisht në Greqi.

Mediat italiane raportojnë se e mitura sapo kishte mbërritur në Greqi në dhjetor të vitit 2014, dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe është detyruar të kryejë prostitucion për më shumë se një muaj nga të dyshuarit.

Pas disa ditësh kërkimesh dhe monitorimi të të njohurve dhe kontakteve të tij, hetuesit arritën ta kapnin shqiptarin në Kremones, ku u ndalua dhe u shoqërua në komisariatin e policisë për procedurën e identifikimit.
Pas identifikimit, shqiptari është vënë në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Breshias, e cila do të vlerësojë ekstradimin e tij të mundshëm drejt Greqisë.

 

 

(BalkanWeb)