Ballina Lajme Rama ndan lajmin e mirë: Shqipëria pjesë e Programit të Europës Digjitale

Rama ndan lajmin e mirë: Shqipëria pjesë e Programit të Europës Digjitale

34

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare më Facebook se nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale.

“Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro,” – shkroi Rama.

Kryeministri bëri me dije se agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE.