Ballina Lajme Goditet banda shqiptare e trafikimit të drogës në Itali, 12 të arrestuar...

Goditet banda shqiptare e trafikimit të drogës në Itali, 12 të arrestuar (EMRAT)

74

ITALI- Policia italiane ka arrestuar dhjetë shtetas shqiptar dhe dy italianë për trafikim droge në Itali, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, raportojnë mediat e huaja. Autoritetet italiane kanë dhënë detaje për një trafikim droge që nga viti 2020 deri në vitin 2022, ku janë trafikuar rreth 700 kilogramë kokainë dhe marijuanë me të ardhura rreth 35 milionë euro.

Banda e shqiptarëve e trafikonte drogën në rajonin Merche, me qendër dhe bazë interesi në Civitanova dhe në Porto Sant’Elpidio e në pas në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë. Hetimet gjatë kësaj periudhe dy vjeçare bënë të mundur identifikimin e korrierëve të drogës, organizatorëve dhe gjetjen e bazave të tyre. Nga operacioni policor “Lojë e dyfishtë” i autoriteteve të Ankonas në Itali, është bërë i mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë:

38-vjeçari Klenis Qevani 46-vjeçari Etmont Qevani 37-vjeçari Erjon Arkaxhiu 44-vjeçari Roland Hysollari 41-vjeçari Sokol Sallaku 27-vjeçari Elidon Shkalla 28-vjeçari Geri Skilja 48-vjeçari Arjan Ndoka 31-vjeçari Renato Qevani 38-vjeçari Kleon Mema, të gjithë me banim në Itali si dhe dy shtetas të tjerë italianë, Ferdinando dhe Bongiovanni.