Ballina Vendi Edi Rama do te deshmoje sot ne Komisionin Hetimor

Edi Rama do te deshmoje sot ne Komisionin Hetimor

2

Kryeministri Edi Rama do të dëshmojë ditën e sotme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Rama pritet të nisë dëshminë e tij në orën 12:00. Vetë Rama e bëri të ditur se do të ishte prezent sot në Komision. Ditën e djeshme, nga Durrësi, Rama pranoi se do të ishte në komision, madje ftoi qytetarët që ta ndjekin.

“Me atë komisionin të paktën u krijua një mundësi për ata që duan të dëgjojnë dhe jo të shikojnë. E vërteta është diçka krejt tjetër, pasi s’po flas më gjatë për këtë se mezi pres që të shkojë nesër. Po s’patët ndonjë gjë më të mirë për nesër, më ndiqni”, tha Rama.

Ditën e djeshme në Komision u dëgjuan dëshmitë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj, të sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi dhe të Damian Gjiknurit.