Ballina Lifestyle & Showbiz Arrestohet aktori Albano Bogdo

Arrestohet aktori Albano Bogdo

2

Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo është arrestuar në Bulevardin “Bajram Curri” Tiranë duke drejtuar automjetin BMW pa leje drejtimi.

Arrestimi është kryer më 22 shkurt 2022 në flagrancë dhe siguruar në ambientet e komisiriatit të policisë në 2 për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”

“Pas verifikimit në sistemin E- gjoba rezulton se ky shtetas nuk është i pajisur me leje drejtimi  për automjet”

Sot ai ka dalë në gjykatë dhe ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “Detyrim me paraqitje” . Kjo masë sigurie u kërkua edhe nga prokuroria.