Ballina Vendi DVP Fier, takime sensibilizuese ne disa njesi administrative ne Lushnje, per shmangien...

DVP Fier, takime sensibilizuese ne disa njesi administrative ne Lushnje, per shmangien e aksidenteve rrugore!

1

Ditën e sotme, në Njësitë Administrative Dushk, Golem, Hysgjokaj dhe Ballagat, u zhvilluan takime sensibilizuese për parandalimin e ngjarjeve dhe aksidenteve rrugore. Në takime morën pjesë Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, administratorët e Njësive Administrative, kryepleqtë e fshatrave, punonjës policie etj. Këto takime u zhvilluan në kuadër të sensibilizimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe pajisjen me dokumentacionin përkatës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Një nga problemet që haset në këto zona është qarkullimi i drejtuesve të motomjeteve, pa lejen përkatëse të drejtimit, pa dokumentacionin e duhur për të qarkulluar dhe pa kaskën mbrojtëse, mungesa e së cilës në jo pak raste ka rezultuar fatale. Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor, Kryekomisar Valentin Florini vuri theksin në koordinimin e punës së përbashkët të Sektorit të Qarkullimit dhe strukturave të Bashkisë për t’i dhënë fund këtij fenomeni edhe në zonat e Bashkisë Lushnjë. Të gjitha strukturat do të fillojnë menjëherë punën për konstatimin, këshillimin e më pas ndëshkimin sipas ligjit, të të gjithë atyre që nuk do të pajisen me dokumentacionin e duhur, elementet e sigurisë dhe nuk do të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që përdorin motoçikleta, që të pajisin mjetet e tyre me dokumentacionin e duhur, të pajisen me elementet e sigurisë, si kaska mbrojtëse, elementet ndriçues e sinjalizues. Nuk do të tolerohen më të gjithë ata që do të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe do të vënë në rrezik jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë. Siguria rrugore është kontribut i të gjithëve, ndaj sensiblizojmë dhe ftojmë të gjithë përdoruesit e rrugës që të kontribuojnë për sigurinë e jetës duke zbatuar me korrektësi rregullat e qarkullimit rrugor. Takimet do vijojnë në ditët në vazhdim në çdo njësi, me qëllimin e vetëm sigurinë e jetës për të gjithë përdoruesit e rrugës