Ballina Vendi Deklarata e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Deklarata e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

1

Si ndihem? Unë nuk jam i gëzuar për askënd që kërkohet një masë sigurie me arrest me burg. Në aspektin njerëzor, në aspektin e të qenurit të faktit të kolegut te kuvendit te Shqipërisë nga cilido krah qoftë, nga secili krah qoftë personi apo kolegu. Kështu që në aspektin njerëzor, përgjigja e pyetjes tuaj; s’jam i gëzuar. Por ka një aspekt tjetër, për te cilën biem të gjithë dakord, që forca udhëheqëse e PS ka çuar përpara reformën ne drejtësi, gjithmonë ka patur si objektiv arritjen e një momenti që drejtësia të funksionojë dhe të vendoset para drejtësisë gjithkush pa asnjë dallim nga cili krah politik ai vjen. Do vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim të palëkundur për të thelluar më tej efektet e reformës në drejtësi. Po ashtu, një gjë duhet te jetë e qartë për të gjithë dhe për këdo, pikë së pari brenda PS. PSSH ka vendosur një vijë të kuqe, me këdo, sapo ndaj një përfaqësuesi te PS drejtësia kërkon ose vendosë një masë sigurie ose sjell në kuvend një kërkese për hetime apo për çështje të tjera. Natyrshëm që vija e kuqe është që PS nuk është mburojë për askënd. Në këtë këndvështrim kjo duhet të jetë një vije e kuqe për këdo dhe ne do vazhdojmë te mbajmë këtë qëndrim që kemi mbajtur në mënyrë konsenguente, gjithmonë që jemi vendosur para një situate të tillë. Sepse është shumë e rëndësishme që standardi i vendosur nga PS, të vazhdojë. Në cilësinë e kryetarit te grupit parlamentar të PS, keni patur komunikim me z.Bllako? Dhe nëse po, a është i gatshëm ai të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe a mendoni se duhet ta japë dorëheqjen? T’imarrim me radhë. PS nuk do të jetë dhe s’ka qënë asnjëherë zyrë avokatie për askënd, brenda asaj që vendoset në një përballje me drejtësinë. Ndërkohë që në interesin tuaj, sapo kryetarja e kuvendit ka njoftuar hyrjen nesër në orën 18:00 të këshillit për rregulloren, mandatet dhe imunitetet, i cili është institucioni i cili menjëherë vihet në dijeni nga kryetari i kuvendit. Po ashtu, është vënë në dijeni dhe deputeti Bllako dhe në këtë këndvështrim procedura e kuvendit do vijojë pa asnjë vonesë në funksion të asaj që thashë më sipër. Për ne është shumë e rëndësishme që PS të bëjë detyrën e saj pa u ndikuar në asnjë moment nga çdolloj forme imuniteti apo privilegji parlamentar. Kështu që, në këtë këndvështrim do ju kërkoja që dhe ju mediat të keni durimin e duhur derisa edhe kuvendi te vazhdojë me procedurën e vet parlamentare. Keni komunikuar me z.Bllako? Natyrshëm në cilësinë e kryetarit të shumicës parlamentare, të Grupit Parlamentar në rastin në fjalë, kam komunikuar dhe sigurisht kam komunikuar dhe me kryetaren e Kuvendit, sapo, në funksion të ecjes sa më shpejt të procedurave parlamentare. PD ka kërkuar të mos bllokoni procesin në këshillin e mandateve? Do ju ftoja të shkoni më pjesën tjetër të kuvendit, ku është arkiva e kuvendit dhe gjeni të gjitha rastet dhe kërkesat për heqje imuniteti ne Kuvendin e Shqipërisë, se çfarë standardi ka vendosur PS në mazhorancë në rastin e këtyre kërkesave dhe çfarë standardesh ka patur ne kuvendin e Shqipërisë. Kështu që, të jeni të sigurt që s’ka asnjë vonesë, përkundrazi gjithçka do ecë sipas një procedure te përcaktuar qartë nga kuvendi. Duhet të jetë e qartë për këdo, ajo që thashë më lartë. Asnjë vonesë dhe asnjë pengesë për të çuar, do ta quaja unë, përpara një arritje të cilën Shqipëria e ka të panegociueshme. Reforma në drejtësi po jep efektet e saj të pakundërshtueshme. Është çështje dhe jo aferë, çështja e inceneratoreve_? Nuk interpretoj dokumente zyrtare, dokumentet zyrtarë unë di vetëm t’i lexoj dhe kam lexuar një dokument zyrtar, i cili sapo më është vënë në dijeni si anëtar, në rastin në faje të këshillit, imunitet apo mandate te rregullores së kuvendit, dhe si i tillë jam vënë po në dijeni me vendimin e kryetares se kuvendit, zonja Nikolla për të thërritur nesër në 18:00 mbledhjen e këtij këshilli.