Ballina Vendi Dosja/ Si u zbulua grabitja në banesën e Alda Klosit, e bija...

Dosja/ Si u zbulua grabitja në banesën e Alda Klosit, e bija gjeti derën hapur

1

Është zbardhur dosja hetimore e grabitjes së banesës së ish-këshilltares së ish-zëvendëskyeministrit, Arben Ahmetaj, Alda Klosi, të cilës iu grabitën në banesë nga punonjësja që kishte marrë për t’i mirëmbajtur shtëpinë rreth 120 mijë euro.

Banesa e Klosit në Rrugën e Kosovarëve u grabit më 15 dhjetor, ndërsa arrestimi i pastrueses Rozeta Dobi dhe djalit të saj Havier Dobi, me të cilin kishte bashkëpunuar në grabitje u krye disa ditë më parë.

Sipas Neës 24, rasti i vjedhjes, që ishte inskenuar si grabitje u konstatua nga vajza e Klosit, shtetasja me inicialet S.K., e cila rreth orës 14:00 ka vënë re se dera e banesës së saj ishte e hapur dhe ka telefonuar menjëherë nënën e saj.

“Konkretisht, me datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 min, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orioni” është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi. Menjëherë pas njoftimit të marrë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. I është marrë deklarimi të dëmtuares shtetases Alda Klosi, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati ‘Orion” në Rruga e “Kosovarëve”, ku jetonte së bashku me vajzën e saj te quajtuar S. Klosi, e datëlindjes 20.09.2006. Me datë 15.12.2022, rreth orës 10:08 ajo ka dalë nga banesa, ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë makinën poshtë pallatit dhe ka shkuar në një takim me dy mikeshat e saj tek OSHEE. Mbasi ka mbaruar takimin ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës. Rreth orës 14.00 atë e ka telefonuar vajza e saj dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e ka mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme. Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka patur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka patur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi.”, thuhet në dosjen hetimore.


Ndërkohë në dëshminë e saj, vajza e Alda Klosit, sqaroi se “me datë 15.12.2022, rreth ores 7.30 ka dalë nga banesa dhe ka shkuar ne shkollen “Sami Frasheri” ishte nxënëse në vitin e parë. Ka qendruar në shkollë deri në orën 11.30.

Më pas është ulur tek Hotel “City” qe ndodhej tek “Rruga e barrikadave” ku ka pire kafe me shoqerine e klases. Rreth ores 13.50 ka shkuar tek zyra e nënës së saj Alda Klosi tek zona e Gardes ku ka qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në kembe ka shkuar tek shtepia në “Rrugën e kosovareve”. Ne momentin qe ka qene tek banesa ka konstatuar se dera ishte pak e hapur, është futur ne shtepi dhe ka konstatuar se pjesa e kuzhinës ishte ne rregull dhe me pas është futur në dhomën e gjumit ku ka konstatuar se rafti ishte i hapur dhe te gjitha rrobat ishin te hedhura ne toke. Pas kesaj menjehere ka telefonuar mamanë e saj dhe i ka treguar per kete situatën”.