Ballina Vendi Ditë e hidhur zgjimi!”/ Genc Pollo: Evropa dhe SHBA-të nuk kanë reaguar...

Ditë e hidhur zgjimi!”/ Genc Pollo: Evropa dhe SHBA-të nuk kanë reaguar me vendosmëri

3

Genc Pollo, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është diskutuar për agresionin rus në Ukrainë. Pollo tha se dita e sotme ishte një “zgjim i hidhur” dhe se perëndimi nuk ka reaguar me vendosmëri. “Për Evropën dhe të gjithë botën demokratike, ishte një zgjim i hidhur. Për shkak të vetëkënaqësisë, plogështisë, Evropa dhe SHBA-të, nuk kanë reaguar me vendosmëri pas agresionit kundër Gjeorgjisë e pushtimit të provincave të saj në 2008 dhe kundër Ukrainës në 2014, pushtimit të Donbasit e aneksimit të Krimesë. Perceptimi i Europës e i Perëndimit si i painteresuar për të mbrojtur partnerët, çoi në agresivitetin e rritur të Rusisë. Sot kemi epokë të re fatkeqe të konfrontimit, të rivalitetit të fuqive të mëdha dhe me shumë gjakderdhje në Ukrainë. Shpresoj të jetë një ndërgjegjësim për të parë nga vetja, në përgjithësi, për të parë politikat e sigurimit dhe buxhetet tona”, tha ndër të tjera Pollo. Lidhur me sanksionet e vendosura nga Perëndimi, Pollo deklaroi se ato janë të shkallëzuara dhe kemi një luftë propagandistike “për të fituar mendjet dhe zemrat”. “Me sa po ndjekim, sanksionet janë të shkallëzuara. Sa më shumë shkallëzon agresioni, aq më shumë shkallëzohen sanksionet. Për të treguar që nuk është NATO që provokoi, se kjo ishte lejtmotivi i propagandës ruse. Këtu është një luftë propagandistike për të fituar mendjet dhe zemrat. Agresioni mizor i Putinit doli në pah dhe ishte i kuptueshëm”, deklaroi ai. Shqipëri duhet të braktisë Minishengenin/BallkanHapu e të shohë situatën e mbrojtjes. Për shkak të korrupsionit e lakmisë po dalin jashtë funksionit bazat detare. Kosova duhet të shfrytëzojë momentin mbasi Serbia e Vuçiçit refuzon të rreshtohet me BE e ShBA në situatë lufte. Theksi tek puna e ndikimi me pesë shtetet e BE që deri tash nuke kanë njohur Kosovën. Në këtë moment kthese dramatike këto shtete mund të marrin kthesë pozitive për njohje diplomatike të KosovësFut