Ballina Vendi Reshje të dendura dëbore në Korçë, bllokohet kalimi i kamionëve nga Kapshtica...

Reshje të dendura dëbore në Korçë, bllokohet kalimi i kamionëve nga Kapshtica në Greqi

2

Disa zona pa energji elektrike

Korça është përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë natës, ndërsa vijojnë edhe këtë mëngjes të shoqëruara me erëra të forta.

Trashësia e dëborës ka shkuar + 50 cm, ndërsa në rrugën e Dardhës në lartësinë mbi 1100 m ka stuhi ere dhe dëborë.

Situata problematike shfaqet edhe në bashkinë e Kolonjës.

Gjatë natës për shkak të dëborës dhe erës së fortë i gjithë qyteti Ersekës dhe Leskoviku kanë qenë pa energji elektrike ndërsa vetëm pak minuta më parë grupet e punës që ndodhen në terren bënë të mundur rikthimin e energjisë në qytet ndërsa në pjesën më të madhe të fshatrave situata mbetet njësoj, pa energji elektrike.

Trashësia e dëborës në zonën e Kolonjës i kalon mbi 30 cm ndërsa më e rënduar situata paraqitet në zonat e fshatrave te thella.

Ndërkohë në bashkinë Maliq ka mungesë energjie në fshatrat Pojan, Zvezde dhe në njësitë Gorë dhe Moglicë ndërsa rrugë të bllokuara sipas informacioneve më të fundit është rruga e Dusharit.

Zona e Devollit e gjitha pa drita, trashësia e dëborës nga 30-40 cm.

Fshatrat e thella malore, Arrza, Vidohova etj të bllokuara në këto zona trashësia shkon deri më 60 cm.

Në fshatrat e Korçës si Shtyllë apo Panarit situata mbetet më problematike. Fshati Panarit i bllokuar ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar deri në 2 metër.

Në Pogradec shumë fshatra pa energji elektrike, zona e Mokrës e bllokuar.

Ndërkohë kontraktoret janë duke punuar në akset rrugore, për mirëmbajtje dimërore.

Në rrugën Korçe-Dardhe 3 Borëpastruese.

Në rrugën Korçe-Erseke 3 Borëpastruese.

Në rrugën Erseke -Leskovik 2 Borëpastruese.

Në rrugën Korçe-Voskopoje  2 Borëpastruese.

Qarkullimi në orët e paradites duhet bërë me goma dimërore.

Në rrugën e Dardhës me zinxhirë km 5 – km 13.6