Ballina Vendi Arrestohen dy vëllezërit, që grabitën filialin e bankës në Koplik

Arrestohen dy vëllezërit, që grabitën filialin e bankës në Koplik

1

Janë zbardhur emrat e dy autorëve të cilët u arrestuan ditën e djeshme në Koplik, pasi akuzohen për grabitjen e një filiali banke.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë Klevis Gurraj dhe Bekim Gurraj, dy vëllezër nga Bajza e Malësisë së Madhe.

Bëjmë me dije që policia në total ka shoqëruar 15 persona dhe ka ndaluar dhe ka arrestuar dy vëllezrit ndërsa po punohet gjithashtu për ndalimin e dy të dyshuarve të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në Malësinë e Madhe më datë 10 maj. Autorë në filialin e bankës kanë grabitur 1000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 400.000 lekë (të reja)