Ballina Vendi ‘Sandale peshkatari’, modeli me i kërkuar i kësaj vere!FOTO

‘Sandale peshkatari’, modeli me i kërkuar i kësaj vere!FOTO

1
640 0 629a550f0bb26

Sandalet që shihni në foto janë model më in i kësaj vere. Të njohura sandale peshkatari, me siguri do t’i keni pjesë e gardërobës suaj.

Moda duket se çdo ditë po u afrohet viteve ’90. Qofshin çantat e shpinës, minifundet apo aksesorët, ne jemi të fiksuar pas kësaj epoke – dhe kështu po ndodh edhe me sandalet e peshkatarit, të cilat janë kthyer në një trend i padiskutueshëm. Të rehatshme, të sjella në versione më moderne nga markat më në zë të modës, këto sandale do t’i shikoni gjithandej këtë verë.

Fillimisht, trendi nisi në Instagram që në vitin e kaluar, por ky vit do të jetë viti që ato do të shpërthejnë. Nga ‘Prada’ në ‘Miu Miu’, ka kaq shumë stile të këtij modeli për të parë online.

Ndërkohë që ‘Prada’ ka sjellë disa variante ngjyrash, në përgjithësi ju do t’i shikoni këto modele në stilin bardhë e zi, ndonëse edhe ngjyrat e çelura janë zgjedhje shumë e mirë nga vajzat e njohura të modës.