Ballina Vendi Armando Subashi përgënjeshtron akuzat e PD në komisionin parlamentar

Armando Subashi përgënjeshtron akuzat e PD në komisionin parlamentar

2

Mbremjen e djeshme kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka dëshmuar para Komisionit hetimor parlamentar rreth çështjes së inceneratorit të Fierit. Subashi, për më shumë se një orë, ka dëshmuar para këtij komisioni, me fakte, vendime këshilli bashkiak dhe gjykate, shkresa të tjera zyrtare, se nuk është në asnjë rast pjesë e vendimarrjeve në çështjen “inceneratori i Fierit”. Ai ka dëshmuar para Komisionit hetimor se vendimarrjet mbajnë vulën e Këshillit Bashkiak Fier, pjesë e të cilit ishin edhe këshilltar të opozitës. Ai ka hedhur poshtë pretendimin e drejtuesve opozitarë në këtë komision lidhur me vendin e zgjedhur për fushën e re të mbetjeve urbane dhe ngritjes së impiantit të përpunimit, i cili në asnjë rast nuk është përzgjedhur për përfitime korruptive, qoftë në Portëz, apo në Mbrostar (Verri). Kryebashkiaku i Fierit ka dëshmuar se ndryshimi i venddepozitimit të mbetjeve urbane nga Portëza në Verri është bërë pas një relacioni të firmës kontraktore të ndërtimit të inceneratorit, ku thuhej se vednpropozimi në Portëz nuk përmbushte kushtet teknike të ndërtimit të inceneratorit. Gjithashtu kryebashkiaku ka hedhur poshtë edhe pretendimin tjetër të drejtuesve të opozitës në Komisionin hetimor lidhur me cilësimin e “tokës shtet” që në fakt në të dyja vendet e propozura nga Bashkia e Fierit ka qënë tokë arë, private. Duke iu referuar pretendimit të opoztiës në Komision lidhur me dëmin ekonomik të shkaktuar si rezultat i ndryshimin të vendit të ndërtimit të inceneratorit, kryebashkiaku Subashi ka hedhur poshtë këtë pretendim, se “vlera e kompesimit të pronës private në zonën e Verrisë është shumë herë më e ulët se ajo e propozuar në zonën e Portëzës”.