Ballina Bota Prag lufte! Putin urdheron ushtrine te avancoje,të gjithë me sytë nga Ukraina!

    Prag lufte! Putin urdheron ushtrine te avancoje,të gjithë me sytë nga Ukraina!

    2

    Orët e para të mëngjesit të sotëm Ukraina u zgjua më shumë se kurrë me “shijen” e keqe të luftës, pas njoftimit të mbrëmshëm të Putin që urdhëroi futjen e trupave ushtarake ruse në zonat separatiste të Ukrainës Lindore. Sipas “Daily Mail”, media e cila i referohet burimeve që kanë lidhje me inteligjencën ushtarake ukrainase janë futur gjithsej 12 mijë trupa në territor.

    I njëjti burim ka bërë me dije që për shkak të tensioneve orët e para të mëngjesit të sotëm u vranë 2 ushtarë ukrainas, ndërsa u plagosën 12 të tjerë.

    Kombet e Bashkuara kanë bërë takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit, pas thellimit të krizës në Ukrainë të hënën, 21 shkurt, pasi Rusia ka njohur pavarësinë e dy rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, dhe ka urdhëruar dërgimin e trupave ruse atje.

    Në një kohë kur e gjithë bota është bërë një “grusht” kundër Rusisë, Gjermania i dha “goditjen” e fortë e para, duke pezulluar  procesit e certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream 2”.

    Kancelari gjerman, Scholz tha se ky vendim vjen si një përgjigje ndaj presidentit rus Vladimit Putin, pasi njohu pavarësinë e dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore, ndërsa e cilësoi këtë veprim si një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar.

    Nga ana tjetër Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se Putin “ka treguar fytyrën e tij të vërtetë”, duke e akuzuar atë se donte “të mbante peng botën e lirë”. Në një deklaratë drejtuar  anëtarëve të forcave të armatosura të Ukrainës, Reznikov tha se “Kremlini ka bërë një hap tjetër drejt ringjalljes së Bashkimit Sovjetik”.

    Këtë vit, vendosja e ushtrisë ruse në kufirin ukrainas ka përshkallëzuar edhe një herë konfliktet në rajonin Donbas. Kriza u shkaktua me vrasjen e 4 ushtarëve ukrainas nga separatistët pro-rusë në 26 mars.

    Gjatë një fjalimi në Parlamentin e Ukrainës më 30 mars, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Ukrainas Ruslan Khomchak theksoi numrin në rritje të trupave ruse në pjesët veriore dhe lindore të kufirit të Ukrainës dhe Krimesë

    Ukraina aktualisht është një nga gjashtë partnerët e mundshëm të zgjerimit të NATO-s, së bashku me Australinë, Finlandën, Gjeorgjinë, Jordaninë dhe Suedinë. Rusia e sheh hyrjen e Ukrainës në NATO si një kërcënim për të.

    Që nga 15 shkurti 2020, më shumë se 4.100 ushtarë ukrainas dhe 5.650 separatistë pro-rusë si dhe mbi 13.000 civilë janë vrarë gjatë përleshjeve