Ballina Vendi Aksident në zonën e Niklës, 21-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset...

Aksident në zonën e Niklës, 21-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën

1

Mbrëmjen e sotme një 21-vjeçar në zonën e Niklës është përplasur me një shtyllë të tensionit elektrik pasi ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte.

Si pasojë i riu me iniciale M. Q. Ka marrë plagë të lehta dhe është nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në Nikël, shtetasi M. Q., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të tensionit elektrik.

Për pasojë është lënduar lehtë 21-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.