Ballina Vendi Ilir Meta: Jam gati të vdes që tani, për Shqipërinë!

Ilir Meta: Jam gati të vdes që tani, për Shqipërinë!

1

Ilir Meta e rinisi karrierën politike direkte, me angazhim për të punuar siç tha ai, me çdo kusht që të largohet qeveria aktuale.

Meta tha se është gati të vdesë që sot për atdheun: Shqiptarët patriotë do t’i dalin për zot vendit. Mos shisni votën, të mos tradhtoni Ilir Metën, mos tradhtoni Kushtetutën. Thonë pse po i hyn kësaj lufte çfarë duhet ty, çfarë do të fitosh ti? Tregtarët hyjnë për të fituar, atdhetarët hyjnë në të gjitha betejat për ato që kërkojnë vend, të cilat kërkojnë historia. Në ka beteja për të cilat nuk ia vlen vetëm që t’i humbësh por që luftën ta bësh deri në fund, por që ia vlen edhe të vdesësh, sot me besa-besë me të gjithë shqiptarët e ndershëm, me popullin e 2 marsit të shpallim non grata kleptokracinë. Të shpallim non grata rilindjen mavi dhe atë pjesë të rilindjes blu të pazareve të 17 majit”, tha Meta.

Sipas tij, tani ka vetëm një rrugë, referendumi! Vetëm referendumi është garancia se Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Nuk ka forcë në botë që t’i blejë 3 milionë shqiptarë. Mos harroni Atdheun, fëmijët tuaj. Fëmijët tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë, por Atdheu është vetëm këtu” /noa.al