Ballina Vendi  Aksident me vdekje në Tiranë

 Aksident me vdekje në Tiranë

1

Një aksident me vdekje ndodhi pak më parë në dalje të Tiranës për nga Elbasani duke lënë të vdekur një person. Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një motomjet dhe pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i motomjetit. Policia nuk ka mundur ta identifikojë ende viktimën e aksidentit, i cili ndërroi jetë në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më datë 24.03.2022, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.