Ballina Vendi Aksident fatal në Lushnje, babë e bir në gjendje kritike për jetën

Aksident fatal në Lushnje, babë e bir në gjendje kritike për jetën

1

Dy persona janë plagosur rëndë në aksin nacional Çermë-Divjakë, si pasojë e një aksident me motor.

Mësohet se të të plagosurit janë babë e bir, Leonard Vrapi 44 vjeç dhe djali i tij Alesio Vrapi. Aksidenti ka ndodhur gjatë mesnatës ku teksa udhëtonin me motor kanë humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht në asfalt e më pas kanë dalë nga rruga.

Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjes ku raportohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Në momentin e aksidentit asnjë nga të dy personat nuk kishte kaskë mbrojtëse.
Grupi i ekspertëve të policisë i cili mbërriti në vendngjarje nga hetimet paraprake nxori si konkluzion shpejtësinë e lartë që drejtuesi i motoçikletës e drejtonte, gjë që ka sjellë dhe humbjen e kontrollit.