Ballina Bota Aksident i rende ne Hungari!Kamioni perplaset me trenin,disa viktima dhe te plagosur

    Aksident i rende ne Hungari!Kamioni perplaset me trenin,disa viktima dhe te plagosur

    1

    Viktima dhe të plagosur raportohen pasi një kamion u përplas me një tren në Hungarinë jugore mëngjesin e sotëm.

    Aksidenti ndodhi në një vendkalim në zonën Mincent, 140 km në juglindje të Budapestit, pranë kufirit hungarezo-serb, pak para orës 08:00, tha policia.

    “Operacioni i shpëtimit është duke vazhduar, kështu që nuk mund të përcaktojmë numrin e viktimave”, tha një zëdhënës i policisë për Reuters.

    Faqja e internetit hungareze e lajmeve delmagyar.hu shkroi se shtatë persona humbën jetën si pasojë e përplasjes.

    Kompania shtetërore hekurudhore tha se një tren që shkonte nga Kiskunfelegikhaza për në Hodmezovasarcheli u përplas me një kamion, duke nxjerrë nga shinat një vagon me 22 pasagjerë, dy prej të cilëve u plagosën rëndë dhe tetë u plagosën lehtë.

    Sipas të njëjtit njoftim, kamioni ka bërë shkelje të semaforit të kuq