Ballina Vendi Lushnje, Balla: Investimi në fushat sportive dhe palestrat e shkollave, prioriteti jonë...

Lushnje, Balla: Investimi në fushat sportive dhe palestrat e shkollave, prioriteti jonë kryesor

2

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Fierit, Taulant Balla deklaron se rikonstruksioni i terreneve sportive dhe palestrave në shkolla është tashmë një realitet. Përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se vetëm në pak javë është investuar në disa fusha sportive me qëllim krijimin e infrastrukturës së nevojshme për futbollin e moshave. “Investimi në fushat sportive dhe palestrat e shkollave është objektivi ynë. Sporti është instrumenti i duhur për shëndetin e të rinjve dhe distancimin e tyre nga fenomenet negative. Vetëm në pak javë po investojmë në disa fusha sportive, me qëllim krijimin e infrastrukturës së nevojshme për futbollin e moshave”, shkruan Balla. Postimi i plotë i Taulant Ballës: “Investimi në fushat sportive dhe palestrat e shkollave është objektivi ynë. Sporti është instrumenti i duhur për shëndetin e të rinjve dhe distancimin e tyre nga fenomenet negative. Vetëm në pak javë po investojmë në disa fusha sportive, me qëllim krijimin e infrastrukturës së nevojshme për futbollin e moshave. Bashkë me Eriselda Sefa ishim në Plug, ku ndoqëm ndeshjen finale të kampionatit të shkollave 9-vjeçare. Ndryshe nga vitet e tjera, kampionati këtë vit u zhvillua në ambjente të rikonstruktuara totalisht nga Bashkia e Lushnjes, ne një fushë futbolli të shtruar me tapet të ri artificial dhe me dhoma zhveshje me kushte tepër të mira.