Ballina Bota Mijëra rusë kundër Vladimir Putinit! Qytetarët dalin në protestë, solidaritet me Ukrainën:...

    Mijëra rusë kundër Vladimir Putinit! Qytetarët dalin në protestë, solidaritet me Ukrainën: Jo luftës

    2

    Prej tre ditësh presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur luftën në Ukrainë. Teksa jeta e popullit ukrainas është në rrezik, mijëra qytetarë rusë kanë dalë në rrugë të premten, për të protestuar kundër luftës.

    Në qytete të shumta anembanë Rusisë, qytetarët janë ngritur për të dënuar sulmin e vendit të tyre ndaj Ukrainës në ditët e fundit.

    Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga protestuesit në Moskë dhe Shën Petersburg, dy nga qytetet më të mëdha të Rusisë, duke marshuar në rrugë ndërsa mbanin pankarta që shkruanin “Jo luftës”.

    Protestat u raportuan madje deri në qytetin e mbuluar nga bora të Novosibirsk, në rajonin jugor rus të Siberisë, shkruan BBC.

    Megjithatë, demonstruesit u ndeshën me prani të madhe të policisë dhe më shumë se 1,800 njerëz u arrestuan.  Ndërkohë kujtojmë se solidaritet për Ukrainën ka pasur nga e gjithë bota, me protesta që janë zhvilluar në qytete nga Tokio në Nju Jork:

    Më poshtë janë disa pamje nga protestat: