NATO do të mbajë një samit të jashtëzakonshëm virtual sot në16:00 me orën Kiev për të diskutuar situatën në Ukrainë, mbi një përgjigje ndaj ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme, pas Samitit të Jashtëzakonshëm që do të zhvillohet. Kreu i qeverisë teksa ka publikuar një foto nga një protestë, ku shihet një protestues që kërkon falje se është rus, Rama theksoi se konferenca do të mbahet në mbrëmje.
‘Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit.’- njofton Rama.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha dje se aleatët nga Amerika e Veriut dhe Evropa kanë vendosur tashmë mijëra trupa të tjera në pjesën lindore të aleancës dhe kishin vendosur më shumë në gatishmëri.