Ballina Vendi Sharra e hekurit mbërriti me dron? Detaje nga arratisja e Edison Pulës!

Sharra e hekurit mbërriti me dron? Detaje nga arratisja e Edison Pulës!

1

TREVISO- Detaje të reja nga hetimet e arratisjes së Edison Pulës nga burgu italian.

27-vjeçar shqiptar që u arratis dy ditëmë parë nga burgu Santa Bona, dyshohet se është ndihmuar nga një dron.

Ky detaj është ngritur pikëpyetje në disa media italiane, të cilat po aludojnë se nga e mori mbështetjen Pula e se kush ia dha sharrën, me të cilën preu hekurat e qelisë.

Hetuesit e NIC, njësia qendrore hetimore e policisë së burgjeve, po rindërtojnë episodin e arratisjes së 27-vjeçarit.

Sipas mediave italiane, Pula është pritur nga dikush jashtë burgut të cilët po e strehojnë në një vend të qetë në pritje të qetësimit të ujërave. Aludohet se arratisja është planifikuar prej kohësh e se dikush mund t’ia ketë hedhur sharrën nga një dron. Sharra mund të ketë rënë në një cep të burgut ku Pula do ta merrte më vonë.

Aktualisht është duke u zhvilluar edhe një hetim i brendshëm për të zbuluar nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë brenda burgut.

Dy ditë më parë, në orën 05:00 të mëngjesit, Pula me 2 të burgosuri të tjerë u arratisën nga burgu i Trevisos në Itali. 27-vjeçari shqiptar sharroi hekurat e qelisë së tij në burgun Treviso, zbriti me çarçafët e lidhur si litarë dhe kapërceu një mur 5 metra të lartë. Dy të burgosurit e tjerë u kapën nga policia ndërsa vetëm Pula është në kërkim. Hetimet vazhdojnë.