Ballina Vendi Detaje nga vrasja në Mbrostar Ura / Petraq Gjika u sulmua 4...

Detaje nga vrasja në Mbrostar Ura / Petraq Gjika u sulmua 4 vite më parë, por mbijetoi

1

Detaje të reja mësohen nga vrasja e Petraq Gjikës në Fier.

Mësohet se viktima është sulmuar me thikë edhe në korrikun e vitit 2018 nga një person i paidentifikuar, teksa ishte duke pirë kafe në lokal, pranë vendit të punës.

Në atë kohë, 63 vjeç, Gjika mbërriti në spital i gjakosur, por mundi të jetonte.

Me plagë në fyt dhe në bark Petraq Gjika i mbijetoi asaj ngjarje, por fatkeqësisht sot, në një rast të dytë dhe të ngjashëm ai ka ndërruar jetë.

Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por 4 vite më parë autori u arrestua dhe ishte Xhevat Bregu.

Objekti është i pajisur me kamera sigurie.

Një grup hetimor ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. noa.al