Ballina Vendi Peticioni kundërambasadores Yuri Kim, Shehi: Nismë e nxituar, unë nuk do i...

Peticioni kundërambasadores Yuri Kim, Shehi: Nismë e nxituar, unë nuk do i bashkohem!

1


Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar nismën e organiozuar në rrjetet sociale, ku po nënshkruhet një peticion online  ,  kundër ambasadores Yuri Kim, të cilën do ta dërgojnë në DASH.

Shehi tha se kjo është një nismë e nxituar. Sipas tij kolegët e tij që e mbështesin këtë nismë duhet ta shohin me më shumë qetësi, pasi lufta nuk është me SHBA-të por me kryeministrin Edi Rama.

Ai theksoi se opozita në radhë të parë duhet të shikojë gabimet e veta, dhe jo të merret me ambasadorët e akredituar në Tiranë.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Në 24 orët e fundit po organizohet një peticion kundër ambasadores së SHBA në Shqipëri?

Shehi: Unë them se është një iniciativë pa shumë të ardhme. Unë nuk do ju bashkohesha.

Xhokaxhi: Pse?

Shehi: Unë gjykoj se nuk është normale në një vend si Shqipëria të organizosh peticione për një vend që është miku më i madh i Shqipërisë. A është më e mirë kjo ambasadorja, a ishte ai që ishte përpara, apo ajo që do vijë kjo ha diskutim. Tani ka njerëz që e bëjnë mirë ambasadorin e disa të tjerë jo. Ka pas njerëz në Shqipëri, ambasadorë që nuk kanë qenë të pëlqyeshëm. Kjo nuk është tema që ne duhet të merremi si opozitarë.

Xhokaxhi: Berisha ishte ai që e akuzoi Ambasadoren?

Shehi: Berisha e ka këtë konflikt me Amerikën se e ka shpall non-grata dje ka të drejtën e vet. Por opozita shqiptare nuk duhet të jetë entuziaste me këtë rrugë, ne e kemi betejën me Ramën. Ne duhet të zgjidhim këtë situatën tonë të brendshme, ne po kthehemi si në kohë të Enver Hoxhës. Unë e kuptoj që ambasadorja mund të mos jetë personazhi më i dashur, por kjo është. Kjo është një tezë pa vlerë. Do i thoja kolegëve të mi opozitarë ta shohin pak me qetësi, të shohim çikë dhe ke vetja, ne nuk paskemi faj fare, ata matanë na e kanë fajin. Ku kemi gabuar ne, ku si kemi pëlqyer SHBA-ve.