Pas zbarkimit të forcave të policisë në një banesë në Londër, janë gjetur të vrarë tre gra dhe një burrë.
Sipas policisë, viktimat nuk njiheshin me njëri tjetrin dhe se u gjetën nga policia në orët e para të ditës së sotme, pasi fqinjët informuan autoritetet për një sherr në Southwok, një lagje në jug të Thames.
Dyshohet se gratë janë rreth 60, 40 dhe 30 vjeç, ndërsa burri 60 vjeç.
Colin Wingrove, një zëdhënës i policisë së Londrës, tha se një i dyshuar ishte arrestuar në vend dhe se autoritetet nuk janë në kërkonin për të dyshuar të tjerë për vrasje.
Nuk është bërë ende e ditur se cila ishte marrëdhënia mes viktimave dhe autorit dhe as cili ishte motivi i vrasjes.