Ballina Vendi Sanitarja e pallatit zbulon gjthcka..E di kush e ka shtepine ku jetonte...

Sanitarja e pallatit zbulon gjthcka..E di kush e ka shtepine ku jetonte Dumani dhe eshte njeri shume i rregullt..

1

Saniftarja e pallatit në lagjen ‘Apollonia’ tregon se është tmerruar kur ka marrë vesh ngjarjen. Ajo shton se e dinte kush ishte pronari i apartamentit me numër ‘7’, por s’kishin marrë dot vesh asgjë për Dumanin. Gruaja tregon se më parë në të njëjtin apartament jetonte një italian, një njeri shumë i rregullt, por para një jave, aty ishte futur 39-vjeçari i rrezikshëm.

“Mbrëmë pashë policinë me dronë me snajper, rreth e përqark, zhurma, të thirrura ‘policia, policia’, goditje të yerve, nuk dinim se nga vinte ky sinjal, sot në mëngjes morëm vesh se kishte ndodhur një ngjarje. Tani unë i njoh mirë banorët dhe i njoh të gjithë se pastroj këtu. Aty ka banuar më herët një italian, ka qenë shumë i rregullt ai italiani, me pagesat me të gjiha, di që është shtëpia e atij Altinit, Altin Canaj, dhe ai shumë i rregullt. Kur mora vesh unë, para një jave kishte ikur ai italiani. Dëgjova që ia kishin dhënë një tjetri, por s’dinim gjë,”- tregon sanitarja.