Ballina Vendi Gjendjet një 65-vjeçar i vdekur në lumin e Lanës në Tiranë

Gjendjet një 65-vjeçar i vdekur në lumin e Lanës në Tiranë

1

Një 65-vjeçar është gjendur i vdekur paraditen e sotme në lumin Lana në kryeqytet. Policia njofton se paraprakisht nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 30.03.2022, në rrugën “Dhimitër Xhuvani”, në lumin Lana, është gjetur nga banorët, pa shenja jete, një shtetas rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Tiranës.