Ballina Vendi Zhduken nga banesa dy djem të mitur, nëna njofton policinë

Zhduken nga banesa dy djem të mitur, nëna njofton policinë

1

Shkodër- Zhduken nga banesa dy të mitur nga Shkodra.

Nëna e alarmuar ka njoftuar policinë.

D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç.

Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e largimit të djemve.

Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.